Kanye West nxjerr në pah skandalin e Kim Kardashianit në intervistën e re: Përmes truprojeve të saj po më ndalon t’i shikoj fëmijët

Kanye West po lë të kuptohet për një dramë të madhe në familjen e tij, që shpjegon se pse ai ka blerë një shtëpi përballë shtëpisë së ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Në një intervistë të re për Hollywood Unlocked, West, 44 vjeç, nxehet kur thotë se ‘asnjë sigurim’ do të ‘do të hyjë mes tij dhe fëmijëve të tij’, shkruan DailyMail.

Në një klip të zgjeruar të siguruar nga mediumi ET, reperi – i cili sapo ka pranuar se ka goditur me grusht një fans që i kërkoi autograf këtë javë – pohoi se ai ‘nuk mund të hynte brenda’ në shtëpinë e Kimit të hënën për të vizituar vajzën North, tetë vjeçe, sepse ‘sigurimi e saj ndaloi te dera’.

Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chikago, tri vjeçe dhe Psalmi, dy vjeç.

West gjithashtu pretendoi se ‘i dashuri i ri’ i Kardashian – i cili supozohet të jetë Pete Davidson – ishte ‘brenda’ në shtëpi në kohën e incidentit.

Në një deklaratë për tabloidin Page Six, avokatja e divorcit të Kimit, Laura Wasser, hodhi poshtë idenë se Kanye është ndaluar të takojë fëmijët e tij.

“Dëshira e Kanye West për të takuar fëmijët, pengimi nga sigurimi apo dikush tjetër, është lajm për ne. Prioriteti i të dyja palëve ka qenë gjithmonë që fëmijët të mbajnë lidhje të forta me secilin prej prindërve të tyre gjatë gjithë këtij tranzicioni dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë.

Një burim i tha gjithashtu tabloidit TMZ se gjithçka që Kim ‘i ka kërkuar të bëjë Kanye është të telefonojë para kohe kur ai dëshiron të vijë në shtëpinë e saj për të parë fëmijët’ sepse ajo ‘thjesht dëshiron një strukturë në mënyrë që të mbrojë të drejtën e saj për privatësi në shtëpinë e saj’.

West vazhdoi: “Në fillim të kësaj jave, të hënën, kur shkova për të marrë fëmijët e mi nga shkolla [sic], sigurimi më ndaloi te porta”.

“Pra, në atë moment, truproja ishte mes meje dhe fëmijëve të mi dhe kjo është ajo që nuk do të duhej të ndodhte”, tha ai gjatë intervistës.

VIDEO:

“Por unë nuk doja të debatoja për këtë. Kështu që thjesht u distancova, i çova fëmijët e mi në shkollë dhe më pas i ktheva fëmijët e mi. Unë isha duke vozitur. U ktheva dhe North më tha: ‘Dëshiroj të ngjitesh lart dhe të shohësh diçka’. Dhe ishte si: ‘Oh, babi nuk mund të vijë të shohë diçka. Babi nuk mund të hyjë brenda. Por kjo nuk ishte e përcaktuar’”, tha West.

“Vajza ime donte që unë të hyja brenda. Unë jam njeriu më ngjyrë më i pasur dhe babai i North, apo jo, dhe sigurimi mundi të më ndalonte të hyja në dhomë me vajzën time dhe kjo nuk ishte ajo që duhej të ndodhte”, tha reperi.

“Dhe po dëgjoj se i dashuri i ri është në të vërtetë në shtëpinë ku unë as nuk mund të shkoj”, shtoi ai, referuar të dashurit të ri të Kim Kardashianit, Pete Davidson.

Kanye më pas pretendoi se ai u bëri thirrje dy prej ‘kushërirave’ të tij që të flisnin me truprojen në emër të tij.

“Aty i thërras kushërirat e mia. Dhe kushërirat e mia janë vërtet të mendimit, ju e dini këtë. Dhe unë thashë: ‘Kam nevojë që ju të shkoni dhe të thoni këto dy gjëra: Truproja nuk do të jetë mes meje dhe fëmijëve të mi dhe fëmijët e mi nuk do të jenë në TikTok pa lejen time’”, tha West.

Ai këmbënguli se gjoja konfrontimi mes ‘truprojes’ së Kardashian dhe ‘kushërirave të tij ishte ‘jo agresiv’ dhe se ai ‘thjesht’ donte t’i transmetonte disa gjëra ish-gruas së tij.

Më vonë gjatë intervistës, Kanye edhe një herë aludoi për të dashurin e Kimit, Pete Davidson, duke komentuar puthjen që ata dhuruan gjatë një skeçi të emisionit Saturday Night Live, në tetor.

“Kjo është për këdo që po kalon një ndarje, dhe njerëzit qëllimisht bëjnë gjëra që të jenë të këqij dhe t’ju lëndojnë … për të luajtur lojëra”, tha ai.

“Si ka mundësi që shkoni në SNL dhe puthni shokun me të cilin jeni takuar pikërisht para meje, dhe të gjithë thonë: ‘Ah, kjo është e bukur’”, thotë reperi.

Ai vazhdoi: “Unë mund t’i kem parimet dhe gjërat e mia, i kam ndryshuar gjërat, dhe jam prapa, dhe nuk kam qenë i krishteri më i mirë dhe gjërat që media mund t’i bëjnë të duken në një farë mënyre… Por në fund të ditës, Unë jam besimtar i Jezusit”.

“Unë jam për familjen, vetëm unë dhe fëmijët e mi. Dhe dua të them, nëna e fëmijëve të mi dhe unë nuk jemi më bashkë. Unë do të jem ende babai më i mirë”.

Kanye më pas bëri komente për fëmijët e tij që përmendeshin në media.

“Ata [mediat] mund të shkojnë në SNL dhe të bëjnë shaka, ata mund të bëjnë shaka në media, ata mund të trillojnë histori, për këdo që jam në lidhje dhe çfarëdo që dua të bëj. Ata mund të bëjnë të gjitha ato lloj gjërash, por unë mund t’ju them diçka troç: ‘Mos u merrni me fëmijët e mi’”, porositi reperi.

Sa i përket kthimit në shtëpi pranë Kimit, Kanye shpjegoi: “Ngushëllimi im vjen nga të parët fëmijët e mi dhe të kem një orar solid. Kjo është arsyeja pse kam marrë edhe shtëpinë pranë saj”.

“[Ishte] rrëfyer se kishte diçka që nuk shkonte me mua që kisha një shtëpi pranë fëmijëve të mi”, tha Kanye.

Komentet vijnë pasi raportimet pretenduan se Kanye është ende duke ‘ndjekur’ ish-in e tij Kim, pavarësisht se ka nisur një lidhje të re me Julia Fox.

Kanye diskutoi gjithashtu se si zhvendosja e tij në Chicago si fëmijë ndikoi në vendimmarrjen e tij si baba, pasi ai dhe Kardashian paraqitën kërkesën për divorc vitin e kaluar.

“E shihni kur nëna ime më çoi nga Atlanta në Chicago, babai im nuk erdhi në qytetin më të ftohtë dhe më të rrezikshëm në botë për të qenë pranë [meje]”, zbuloi ai.

“Ai tha: ‘Unë do të qëndroj në Atlanta’. Asgjë me karrierën time, me këtë rep, me këtë media, me asnjë nga këto – nuk do të më largojë nga fëmijët e mi”, tha reperi.

“Dhe kjo është ajo që dua të dinë të gjithë. Mos luani me mua, mos luani me fëmijët e mi. Asnjë truprojë nuk do të hyjë mes meje dhe fëmijëve të mi”.

Në dhjetor, West bleu shtëpinë në vlerë 4.5 milionë dollarë, përballë ish-it të tij, e cila është një pronë 3651 metra katrorë, me pesë dhoma gjumi në Hidden Hills, në Los Angeles.

Më vonë u zbulua se West planifikon të shkatërrojë pronën dhe të ndërtojë një hapësirë të re për vete.

Në pjesën më të madhe, divorci i ish-çiftit ka shkuar pa probleme, dhe ish-çifti kanë respektuar njëri-tjetrin në maksimum.

Ka pasur edhe raportime në media që thonin se Kim është e lumtur që Kanye ka gjetur një interes të ri dashurie për yllin e “Uncut Gems”, Julian, duke i dhënë bekimin e saj të plotë për lidhjen e re.

Megjithatë, West kohët e fundit hasi në telashe pasi dyshohet se goditi një fans në Los Angeles këtë javë, i cili e ndaloi për t’i kërkuar autograf.

Ai gjithashtu ka publikuar një ‘diss’ kundër të dashurit të ti të Kardashian, Petes, duke kërcënuar se do të “rrahë” atë.

Në intervistë, Kanye pranoi se e goditi me grusht kërkuesin e autografit, në Hollywoodin Perëndimor në fillim të kësaj jave.

West pretendon se njeriu që goditi nuk ishte një fans i tij, por dikush që përpiqej të fitonte para duke shitur autografe që mori nga reperi më 10 janar.

“Ky është njësoj si paparacët, ky nuk është fans. Ky është dikush që po përdor imazhin tim, dhe i cili ndoshta nuk i ka dëgjuar kurrë këngët e mia”, u shpreh ai.

Pamjet e videos së incidentit tregojnë Westin duke bërtitur: ‘Largohu prej meje’ ndaj kushëririt të tij, i cili po përpiqej ta qetësonte, ndërsa fansi që kërkoi autografi shtrihet në dysheme, duke shtrënguar kokën nga dhimbja.

Dëshmitarët i thanë TMZ-së se West e goditi me grusht burrin dy herë në kokë dhe një herë në qafë.

Ai në fund fajësoi kushëririn e tij për humorin e tij të keq që e bëri atë të shpërthejë në zemërim pas sherrit.

Ai tha se në fund e pranoi sulmin sepse ishte i lodhur nga portretizimi i incidentit nga media dhe donte të merrte kontrollin e narrativës.

Departamenti i Policisë së Los Angelesit është aktualisht duke hetuar rastin dhe nuk ka bërë ende ndonjë arrestim, por e ka cilësuar Westin si të dyshuar. /Telegrafi/

The post Kanye West nxjerr në pah skandalin e Kim Kardashianit në intervistën e re: Përmes truprojeve të saj po më ndalon t’i shikoj fëmijët appeared first on Telegrafi.