Kapen edhe 3 hajna në Mitrovicë, u zunë duke vjedhur

Mitrovicë

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar tre persona në flagrancë përderisa të njëjtit ishin duke kryer një vjedhje në një shtëpi.

VIDEO:

Sipas policisë, arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit me forcë kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.

“Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.