Karfica e Mbretëreshës në Zelandën e Re përfaqëson forcën dhe fuqinë e qëndrueshme

Mbretëresha Elizabeth II ka shumë karifca të bukura që shpesh vesh gjatë angazhimeve publike. Njëri prej tyre është në formën e fierit të Zelandës së Re, i cili është endemik për vendin dhe simbol i identitetit të tij kombëtar.

Karfica e Mbretëreshës është argjend dhe është bërë nga diamante. Ajo iu dha Madhërisë së saj në 1953 nga Lady Allum, gruaja e Kryetarit të atëhershëm të Auckland.

Tobias Kormind, drejtori menaxhues i 77 Diamonds, argjendarët më të mëdhenj në Evropë me diamantë, foli rreth kuptimit që qëndron pas karficës së argjendtë të Mbretëreshës.

VIDEO:

Ai tha: “Karfica e zbukuruar e argjendtë e Mbretëreshës në Zelandën e Re, e zbukuruar me diamante të rrumbullakëta të shkëlqyera, merr formën e stemës kombëtare të Zelandës së Re. Mund të thuash se është gjithashtu një simbol i përsosur i cilësive më të njohura personale të Mbretëreshës”.

Dhuruar Mbretëreshës në vitin e kurorëzimit të saj nga Zonja Allum, ajo iu dha asaj në emër të grave të Auckland. Tobias shpjegoi: “Zonja Allum ia paraqiti karficën Mbretëreshës në ditën e Krishtlindjes dhe Mbretëresha, e cila ishte dashuruar pas saj, më vonë e vendosi atë po atë ditë në Katedralen e Shën Marisë në Auckland”.

“Është thënë se gjethet elegante përfaqësojnë forcë, rezistencë kokëfortë dhe fuqi të qëndrueshme. Kur Mbretëresha mori këtë dhuratë të bukur gjithë ato vite më parë, ajo mund të mos e ketë menduar që ato janë cilësi për të cilat ajo vetë do të bëhej e njohur dhe e dashur”, shpjegoi Tobias.

Në vitin 2014, karfica u huazua nga Kate Middleton për herë të parë për turneun e saj në Zelandën e Re dhe Australi me Dukën e Kembrixhit dhe djalin Princ George. /Telegrafi/

The post Karfica e Mbretëreshës në Zelandën e Re përfaqëson forcën dhe fuqinë e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.