Karim Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për video skandalin kërcënues ndaj Valbuenas

Karim Benzema është shpallur fajtor për një komplot me kasetë seksuale për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e Francës, Mathieu Valbuena.

Asi i Real Madrid u dënua me një vit burg me kusht nga një gjykatë në Versajë sot.

Benzema u gjobit gjithashtu me 75,000 euro pasi u dënua për bashkëpunim në komplotin që përfshinte një video.

VIDEO:

Sulmuesi, i cili kishte mohuar çdo keqbërje, nuk ishte sot në gjykatë.

Ai do të luajë për gjigantin spanjollë kundër skuadrës moldave Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Prokurorët thanë se Benzema e kishte inkurajuar Valbuenën që të paguante një grup të dyshuar shantazhuesish për të mbajtur video skandalin larg syrit të publikut. /Telegrafi/

 

The post Karim Benzema dënohet me një vit burgim me kusht për video skandalin kërcënues ndaj Valbuenas appeared first on Telegrafi.