Katër gola dhe spektakël, Barcelona dhe Real Madridi shkojnë në vazhdime

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit doli të jetë shumë e bukur për 90 minuta ku u mbyll baras 2-2 për të shkuar në vazhdime.

Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës doli të jetë e fortë, duke kthyer atë rivalitet që ishte vite më parë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 25-të, kur Karim Benzema asistoi bukur te Vinicius Junior i cili me shpejtësi futet në zonë, gjuan dhe shënon për 1-0.

VIDEO:

Barcelona shtoi trysnin pasi pranoi gol dhe arriti të barazojë në minutën e 42-të, kur Luuk de Jong arriti të shënojë nga afër për 1-1.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat ishin më të matura, me mbretërit që ishin për një nuancë më të mirë.

Goli i epërsisë u shënua në minutën e 72-të, kur Karim Benzema shënoi për 2-1.

Por Xavi futi në lojë të gjithë potencialin sulmues me emra si Ansu Fati dhe Memphis Depay për të kërkuar barazimin.

Ishte Fati që arriti të shënojë për 2-2 në minutën e 83-të të takimit.

Deri në fund pastaj nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.  /Telegrafi/

The post Katër gola dhe spektakël, Barcelona dhe Real Madridi shkojnë në vazhdime appeared first on Telegrafi.