Katër klube spanjolle të interesuara për Castillejo, por ekziston një pengesë për transferimin e tij

Katër klube nga La Liga janë të interesuar për nënshkrimin e Samu Castillejo të Milanit, mirëpo një çështje e vetme mund ta bllokojë transferimin.

Anësori spanjoll ka pasur probleme me minutazhin këtë sezon nën drejtimin e Stefano Piolit, ndërsa me prezencën e Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias në skuadër, vështirë se mund të sigurojë më shumë lojë.

Siç raporton Calciomercato.com, disa klube spanjolle janë të gatshme për të bërë oferta për 26-vjeçarin. Këto klube janë Celta Vigo, Getafe, Espanyoli e Mallorca, të cilët janë në kërkim të një anësori të djathtë.

VIDEO:

(Foto: Instagram/samucastillejo)

Mirëpo, pengesa më e madhe që e pengon transferimin e mundshëm është paga e tij. Castillejo përfiton rreth 2.5 milionë euro neto që është shifër e lartë për klubet e interesuara.

Ndryshe, kontrata e spanjollit me Milanin skadon në vitin 2023, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Genoa. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/samucastillejo)

The post Katër klube spanjolle të interesuara për Castillejo, por ekziston një pengesë për transferimin e tij appeared first on Telegrafi.