Katër refugjatë të ardhur nga Siria gjendet në një maunë, dogana jep detaje

Katër refugjatë të ardhur nga Siria janë gjetur nga Dogana e Kosovës të mërkurën, njofton Insajderi.

Sipas doganës, atyre u është ofruar ndihma e nevojshme.

VIDEO:

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës.

“Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht. Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./Insajderi.com