Katër të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe 101 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19, nga gjithsej dy mijë e 52 mostra të marra për testim.

VIDEO:

Në njoftimin e IKSHPK-së tutje thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste dhe dy mijë e 187 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri”, bën të ditur më tej instituti. /Insajderi.com