Katër udhëtime jashtë vendit/ Ministri Mehaj me kabinet morën mbi 3 mijë e 500 euro mëditje

Ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë këtij viti ka udhëtuar katër herë jashtë vendit. Ai kreu vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera mike të Kosovës, në muajin maj, gusht, shtator dhe tetor.

VIDEO:

Kurse shefja e kabinetit të ministrit Mehaj, Agime Gashaj ka udhëtuar zyrtarisht edhe në muajin nëntor.

IndeksOnline ka siguruar raportin e mëditjeve për ministrin Mehaj dhe kabinetit të tij për periudhën janar-nëntor 2021.

Sipas të dhënave, ministri Mehaj mori mëditje 291.83 euro në muajin maj, 81 euro në gusht, 120 në shtator dhe 184 në muajin tetor.

Gjithsej, ministri Mehaj dhe pesë anëtarët e kabinetit të tij deri tash iu paguan 3.590.62 euro për mëditje gjatë udhëtimeve jashtë vendit.