KDI: Kuvendi të ratifikojë katër marrëveshjet ndërkombëtare, të mos mbetet peng i inateve partiake   

Sot kur pritet vazhdimi i seancës plenare, të filluar të premten e kaluar, Instituti Demokratik i Kosovës kërkoi nga të gjithë deputetët që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit, ani pse në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë.

KDI thekson se meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.

VIDEO:

“Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e tyre”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Kuvendi nuk arrin t'i votojë marrëveshjet ndërkombëtare Kuvendi nuk arrin t'i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

KDI konsideron se një qasje bashkëpunuese mes shumicës parlamentare dhe opozitës e promovuar dhe e kultivuar nga shumica, duhet të mbizotërojë në angazhimin e përbashkët për çështje që shkojnë përtej interesave partiake dhe kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

The post KDI: Kuvendi të ratifikojë katër marrëveshjet ndërkombëtare, të mos mbetet peng i inateve partiake    appeared first on Telegrafi.