KEDS mirëpret aksionet kundër prodhimit të kriptovalutave

<!–

–>

Prodhimi i kripovalutave ka qenë i pranishëm edhe në vendin tonë.

Kjo është teknologjia e mjaftueshme për të prodhuar para digjitale. Me përmasa të ndryshme, pajisje si këto po mundësojnë përfitime financiare nga
kriptovaluta si Bitcoin në gjithë botën.

VIDEO:

Madje, në Kosovë interesimi për të krijuar këso monedha ishte i madh.

Edhe sigurimi i pajisjeve për krijimin e tyre, i kushtoi xhepit të të rinjve kosovarë sipas njohësit të ekonomisë teknologjike.

Ejup Qerimi, njohës i ekonomiksë teknologjike i cili tanimë trajnon të rinjtë që të jenë pjesë e marketit ndërkombëtar digjital, vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave e cilëson si jo të mirë menduar.

Ndërkaq Policia e Kosovës menjëherë pas vendimit të Qeverisë ka realizuar disa operacione për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Së pari u sekuestruan 70 aparate në Podujevë, pastaj 67 në Mitrovicë të Jugut e edhe në Shtime e Prishtinë.

Mirëpo aksioni më i madh u zhvillua në Leposaviq, ku u sekuestruan 272 pajisje.

Qerimi thotë se Policia mund t’i gjejë këta përmes internetit ose në bashkëpunim me KEDS-in.

Arsyeja e vendimit të Qeverisë lidhur me kriptovalutat erdhi si shkak i krizës energjetike në Kosovë.

Nga KEDS i mirëpresin veprimet e Qeverisë për ruajtjen e rrymës.

Ditëve të fundit Policia e Kosovës po sekuestron edhe kartelat grafike të aparateve të kriptovalutave, një kompjuter përmban gjashtë kartela të tilla.