Kelmendi: Nëse veç një e mirë vjen nga alkooli, unë do të kërkojë falje

Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka folur përdorimin e alkoolit nga qytetarët e Kosovës, e sidomos nga të rinjtë.

VIDEO:

Ai në emisionin veror ‘Natë Vere’, ka uruar që alkooli të mos përdoret, pasi sipas tij, nuk ka asnjë të mirë.

“Asnjë e mirë nuk vjen nga alkooli. Nuk përdoret as për dezinfektimin e plagëve si është përdorur në të kaluarën, e le më të futet në organizëm. Uroj që asnjë qytetarë i Kosovës, që kurrë mos ta përdori alkoolin”, tha Kelmendi.

Ai madje tha se nëse alkooli ndikon për të mirë në organizimin e njeriut, atëherë ai do të kërkojë falje.

“Nëse veç një e mirë vjen nga alkooli unë do të kërkojë falje në studion tuaj”.