Kënga “Duro” e Dafina Zeqirit po arrin qëllimin e saj

Që nga lansimi, kënga “Duro” e Dafina Zeqirit u shpërnda kudo në rrjete sociale, për tematikën që trajton – shëndetin mendor, njofton Insajderi.

Zëri i shumë që kanë nevojë për ndihmë u bë pikërisht kjo këngë, e cila nxiti shumë nga ata që trajtonin çështjet e problemeve mendore.

VIDEO:

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka ndarë një mesazh që ka pranuar nga nisma “Linja e jetës”. Nisma në fjalë ofron konsulta falas për të gjithë ata që duan të flasin në kushte anonimiteti.

Linja e jetës ka raportuar për shumë individë që kanë telefonuar pasi kanë dëgjuar këngën e këngëtares.

“‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë. Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin që ka pranuar Dafina. /Insajderi.com