Këngëtarja e famshme në Serbi e pranon haptas: Jam shqiptare

Këngtarja serbe

Është nga këngëtaret më të famshme dhe me të klikuara në tregun serb të muzikës.

VIDEO:

Bëhet fjalë për Edita Aradinovic, e cila nëse nuk e keni ditur është me origjinë shqiptare.

Ajo ka dhënë një intervistë virtuale për “Abc e Pasdites”, duke pranuar edhe origjinën e saj.

“Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria artistë dhe aktorë”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë me siguri sapo të rregullohet situata me COVID-19.