Këngëtarja e “Little Mix”, Leigh-Anne Pinnock në pritje të fëmijës së parë me futbollistin Andre Gray

Ylli i “Little Mix”, Leigh – Anne Pinnoci, është shtatzënë.

Këngëtarja, 29 vjeçare, zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin e saj, futbollistin Andre Gray.

Ajo ndau një seri imazhesh në Instagram të martën dhe shtoi: “Ne kemi ëndërruar për këtë moment kaq shumë kohë dhe nuk mund ta besojmë se ëndrra më në fund po bëhet realitet. Mezi po pres të iu takoj”.

VIDEO:

Leigh – Anne Pinnoci dhe Andre Gray (Foto: Instagram)

Duke u siguruar që xhirimet dolën në mënyrë të përsosur, ajo ishte shoqëruar nga një skuadër fantastike, ku etiketoi ekipin, përfshirë stilisten Dionne Smith e po ashtu edhe stilistët e “Little Mix”, Zack Tate dhe Jamie Mcfarland.

Të gjitha lajmet nga Andre Gray Të gjitha lajmet nga Andre Gray

Mikeshat e grupit, Jade dhe Perrie Edwards ishin ndër të parat që e uruan për pritjen e ëmbël.

Leigh – Anne Pinnoci (Foto: instagram)

Andre, i cili luan për Watford FC, i propozoi Leigh-Anne në maj në shtëpinë e tyre gjatë izolimit.

Duke shpjeguar momentin kur Gray u ul në gjunjë, Pinnoci tha se ishin duke shikuar një film së bashku.

Futbollisti kishte planifikuar që t’ia shtronte pyetjen Anne për një kohë të gjatë dhe gjatë karantinës ishte momenti i duhur..

Leigh-Anne dhe Andre njoftuan fillimisht fejesën e tyre ndërsa festuan përvjetorin e katërt të romancës. /Telegrafi/

The post Këngëtarja e “Little Mix”, Leigh-Anne Pinnock në pritje të fëmijës së parë me futbollistin Andre Gray appeared first on Telegrafi.