
Malishevë
Dy zyrtarë policorë kanë raportuar se janë kërcënuar nga tre persona të dyshuar derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
VIDEO:
Rasti, siç njofton policia, ka ndodhur dje në Malishevë, rreth orës 09:50.
“Deri te kanosja ka ardhur si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.