Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj tre  zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, tani të pandehurve N.S., N.K. dhe F.K., të cilët janë ndaluar gjatë ditës së djeshme lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Sipas kërkesës, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor.

Aksioni i policisë në Karaçevë, dorëzohet edhe një person i dyshuar Aksioni i policisë në Karaçevë, dorëzohet edhe një person i dyshuar

VIDEO:

Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar.

Rasti "Karaçeva": 30 ditë paraburgim ndaj 23 personave të dyshuar për kontrabandë me gjedhe, mallra, dhe organizim i lojërave të fatit Rasti "Karaçeva": 30 ditë paraburgim ndaj 23 personave të dyshuar për kontrabandë me gjedhe, mallra, dhe organizim i lojërave të fatit

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh. /Telegrafi/

 

 

The post Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva” appeared first on Telegrafi.