Kërkohet që Serie A të lejojë 75 përqind të kapacitet të stadiumeve nga edicioni i ri

Nënkryetarja për sport, Valentina  Vezzali ka konfirmuar se ajo ka kërkuar 75 përqind të kapacitetit për stadium të hapura një muaj para se të fillojë sezoni i Serie A, transmeton Insajderi.

Pandemia COVID-19 goditi Italinë përpara çdo kombi tjetër jashtë Azisë, me rastin e parë në shkurt të vitit 2020, edhe situata vetëm tani po vihen nën kontroll.

VIDEO:

‘Unë kam kërkuar 75 përqind kapacitet për stadium të hapura dhe 50 përqind për arena të mbyllura sportive në zonën e bardhë”, tha Vezzali.

“Në zonën e verdhë, unë kërkova të rritja kufirin e tanishëm maksimal prej 1.000 njerëz në ambiente të hapura dhe 500 në hapsira të mbyllura”, vazhdoi tutje ajo në rrjetin social “Twitter”.

Sezoni i Serie A do të fillojë më 21 gusht, por asnjë klub nuk ka hedhur në shitje biletat sezonale, pasi ende nuk është bërë e qartë se sa do të jetë kapaciteti i lejuar në stadiume.

Roma priti disa ndeshje gjatë “EURO 2020” me kapacitet 25 përqind, duke përfshirë edhe ceremonin dhe ndeshjen hapëse të kësaj gare mes Italisë dhe Turqisë./Insajderi.com