Këshilltari i Kurtit reagon pas kërkesës së QUINT-it për lejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde lidhur me deklaratën e vendeve të QUINT-it ku Qeverisë së Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

E mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Zulfaj e ka quajtur praktikë të keqe.

QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë

VIDEO:

Ai në një postim në Twitter shkruan se “praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në Kosovë.

“’Praktika e vendosur’ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në vendin tonë.

Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës.

Ju të gjithë e përkrahni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit. /Telegrafi/

The post Këshilltari i Kurtit reagon pas kërkesës së QUINT-it për lejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë appeared first on Telegrafi.