Kështu pritet të luajë Spanja përballë Kosovës – Enrique mund t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Gjeorgjinë

Spanja e pret Kosovën na “La Cartuja” në ndeshjen e parë midis këtyre dy shteteve.

Pavarësisht se spanjollët politikisht nuk e njohin shtetin tonë, trajneri dhe lojtarët kanë treguar respekt për takimin që luhet sot nga ora 20:45.

Në parashikimet e mediave spanjolle, Spanja pritet të startojë me formacion më të mirë se sa që kishte ndaj Gjeorgjisë.

VIDEO:

Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët

Unai Simoni, do të jetë përsëri në portë. Sergio Ramos do të rikthehet në formacionin zyrtar, pasi u pushua në ndeshjen e kaluar.

Krah tij në mbrojtje pritet të jetë Inigo Martinez. Marcos Llorente e Jordi Alba pritet të jenë në krahët e mbrojtjes.

Mesfusha pritet të jetë me Rodri, Koke e Pedri, ndërsa sulmi me Gerard Morenon, Dani Olmo e Alvaro Morata. /Telegrafi/

The post Kështu pritet të luajë Spanja përballë Kosovës – Enrique mund t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Gjeorgjinë appeared first on Telegrafi.