Sot, u mblodh Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të vendosur rreth kërkesës së 61 deputetëve, për të mbajtur nesër seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kryesia vendosi që seanca të mbahet nesër në ora 11:00, vetëm me një pikë të rendit të ditës: Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
VIDEO:
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
“Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e Kryesisë.