Këta janë emrat e disa Drejtorëve që do të jenë pjesë e qeverisë komunale të Ferizajt në 4 vitet e ardhshme

Mandati i ri

Tani kur po afrohet data  e inaugurimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt  dhe formimit të Qeverisë  Aliu, pothuajse  dihen edhe emrat e shumicës së Drejtorëve të Drejtorive.

VIDEO:

Tashmë sipas burimeve të Ferizajpress dihen  emrat e subjekteve të cilët do të jenë pjesë e pozitës për katër vitet e ardhshme.

Në Qeverinë Komunale, AAk do të ketë tri pozita:

  • Xhavit Zariqi  do të jetë Kryesues i Kuvendit të Ferizajt
  • Arben Halili do të vazhdojë të jetë Drejtor I Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave
  • Xhemile Murati-Shabani – Drejtore e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport

Nga Nisma:

  • Besnik  Berisha – Drejtor I Administratës

Nga Lista “Ne Mundemi”:

  • Balton Dërguti– Drejtor i Zhvillimit Ekonomik

Nga Partia fituese e këtyre zgjedhjeve,sipas burimeve të Ferizajpress, shumicën e drejtorive  do ti udhëheqin të njëjtit Drejtor,.

Vetëm pozita e Nënkryetarit ende  është në diskutim brenda  strukturave të PDK-së, por e cila pritet së shpejti të definohet,  kur edhe do të jepen të gjithë emrat edhe nga ky subjekt politik.