Këta janë të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

LAJMI I FUNDIT

Dy të dyshuarit për vrasjen e 50 vjecarit në Gjilan janë Faton Osmani dhe Lirim Jakupi.

VIDEO:

Po ashtu burime të sigurta për IndeksOnline thanë se dyshohet se deri te ky akt erdhi për çështje pronësore.

Kurse, burime të njejta pohuan për IndeksOnline se viktima është Bakush Veseli.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhnësi i PK-së, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, njoftoi Hashani.

“Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ësht siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete”, deklaroi tutje ai.