Këta janë tre policët që u arrestuan sot për rastin “Karaçeva”

“Karaçeva”

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë arrestuar sot edhe tre policë të dyshuar në lidhje me rastin “Karaçeva”.

VIDEO:

Reporteri nga burime të veta, brenda Prokurorisë së Gjilanit mëson se tre zyrtarët e Policisë që janë arrestuar janë Fitim Kryeziu, Naim Selishta dhe Naim Krasniqi.

Lajmi për arrestimin e tyre është bërë i ditur përmes një komunikate nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.