Këto janë çiftet e fundit në Ligën e Femrave në basketboll para fillimit të “Play-off”-it

Xhiroja e 20-të në EBC Ligën e Femrave do të dhurojë një ndeshje mjaft interesante dhe do të përcaktojë renditjen përfundimtare, njofton Insajderi.

Sfida kryesore do të jetë në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit. Skuadra prizrenase ka 17 fitore dhe dy humbje, ku ka siguruar vendin e parë, derisa skuadra ‘kuqezi’ ka 12 fitore dhe shtatë humbje, aq sa ka edhe Prishtina dhe Penza.

Penza do të sfidohet nga Trepça. Skuadra pejane ka 31 pikë, derisa ajo mitrovicase 20, duke u renditur në vendin e fundit.

Ndërkohë, Prishtina në xhiron e fundit për garat e rregullta do të përballet me Kastriotin. Vashat prishtinase kanë grumbulluar 31 pikë, ndërsa ato ferizajase 22.

VIDEO:

Kjo është xhiroja e fundit dhe më pas do të zhvillohet “Play-off”-i, ku në gjysmëfinale do të takohen vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin. Skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në finale.

Momentalisht renditja është kjo: Bashkimi 36 pikë, Prishtina, Vëllaznimi dhe Penza nga 31, Kastrioti 22 dhe Trepça 20.

EBC Liga e Femrave – Java 20

E enjte

18:00 Trepça – Penza

E premte

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E shtunë

13:00 Prishtina – Kastrioti

/Insajderi.com