Këto janë fjalët e Getoar Selimit pasi u bë baba për herë të parë

Marina dhe Getoar Selimi ditën e djeshme u bekuan me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të vajzës.

Teksa të gjithë janë gjithë sy e veshë tek çifti, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë reaguar për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

VIDEO:

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI”, ka shkruar reperi krahas fotos emocionuese të duarve të Marinës, Getit dhe bebushes së tyre.