Këto janë pikat e rezolutës së propozuar nga Kurti për mbajtjen e referendumit serb, u kërkon deputetëve ta votojnë

Seanca

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën për synimet e Serbisë që të mbajë referendumin brenda territorit të Kosovës.

VIDEO:

Kjo rezolutë përbëhet nga disa pika, ku mes tyre, është që Kuvendi i Kosovës  të kërkojë nga institucionet që të marrin veprimet në kompetencat e tyre në lidhje me këtë situatë, raporton Demokracia.com.

Kryeministri Kurti derisa paraqiti këtë rezolutë, ka thënë se pret përkrahje nga aleatët ndërkombëtarë që t’i trajtojnë barabartë të gjitha shtetet.

Pikat e rezolutës së propozuar nga Kurti:

  1. 1.Kuvendi i Kosovës si përfaqësues i qytetarëve shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.
  2. Kuvendi kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprimet në kompetencat e tyre në lidhje me këtë situatë.
  3. Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës së Kosovës për të garantuar të gjitha të drejtat në përputhje me ligjet e Kosovës.
  4. Kuvendi afirmon të drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën të votës në përputhje me praktikat ndërkombëtare. U garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse.
  5. Kuvendi garanton se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhje të Serbisë, përbën shkelje të Kushtetutës dhe praktikave ndërkombëtare.
  6. Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj politikave të Serbisë për t’i përdorur qytetarët serbë në veprimet e tyre kundër Kosovës.
  7. Kuvendi pret qëndrimet e prera nga ndërkombëtaret për ligjin në Kosovë dhe pret përkrahje duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet.
  8. Kuvendi garanton se mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në Kosovë.