Kida sjell sërish imazhe nga fotosesioni i ri, mahnit me paraqitjen

Kida është njëra nga këngëtaret shqiptare që është tejet aktive me prurjet e reja muzikore.

Përkundër kësaj, ajo nuk lë pa mbajtur të azhurnuar fansat edhe me postime të ndryshme nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe të tjera të realizuara nga seti fotografik.

VIDEO:

Foto: Instastory

Bukuroshja u shfaq kësaj here me një veshje modeste, bluzë dhe një palë pantallona që i theksonin të pasmet e formësuara.

Flokët e saj ishin të kapura lart kokës, derisa sikur edhe herëve të tjera makijazhin e kishte në mënyrë profesionale.

Foto: Instastory

Reagime të shumta pati nga 1.8 milion ndjekësit, të cilët komentuan vetëm pozitivisht për dukjen e artistes.

“Drunk” vazhdon të jetë projekti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

The post Kida sjell sërish imazhe nga fotosesioni i ri, mahnit me paraqitjen appeared first on Telegrafi.