“Kishte vetëm një çekiç emergjence”, aksidenti tragjik në Bullgari, dyshohet se shkak i zjarrit u bë nafta e kontrabanduar

lajmi i fundit

Detaje të rënda kanë dalë nga autobusi i vdekjes në Bullgari që u mori jetën 46 personave, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

VIDEO:

Mediat në Bullgari kanë zbuluar të dhëna nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se në autobus ka pasur vetëm një çekiç për të thyer xhamat në raste emergjente. Çdo autobus duhet të ketë të paktën 4 çekiç për thyerjen e xhamave për raste të emergjencave të ndryshme.

Pikërisht çekiçin e vetëm për thyerjen e xhamave e ka përdorur një nga të mbijetuarit, Lulzim Sulejmani i cili goditi xhamin e pasmë dhe mundi të dilte jashtë sëbashku me disa persona të tjerë.

Edhe pse ka kaluar disa kohë nga aksidenti ende nuk kanë zbuluar shkaqet e vërteta të aksidenti, dhe nuk dihet nëse para ka shpërthyer zjarri që u mori jetën 46 personave apo ka ndodhur fillimisht aksidenti.

Versioni kryesor ku po hetohet është ajo e një sasie të madhe karburanti që dyshohet se u ndez në flakë. Deri tani, mendohet se nafta shtesë po transportohej me qëllime përfitimi, pasi ishte blerë në Turqi me çmim me të lirë me një diferencë rreth 50 Lekë për një litër.

Pas autopsisë u bë e qartë se nga përplasja nuk kishte viktima. Në fyt dhe në trake të viktimave është gjetur blozë, që do të thotë se ata kanë marrë frymë kur ka rënë zjarri.

Përveç 7 personave që mundën të arratisen përmes dritareve të tjerët gjetën vdekjen në autobusin e ferrit.