Kjo është gjendja e pacientit të parë që u infektua me variantin afrikan të Covid-19

<!–

–>

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot rastin e parë me variantin afrikan në Kosovë. I njëjti po trajtohet në Klinikën Infektive.

Brenda Klinikës Infektive po trajtohen gjithsej 19 pacientë me virusin SarsCov 2.

VIDEO:

Por, ka 4 ditë që brenda saj u hospitalizua edhe një paciente me një variant të ri të këtij virusi.

Hospitalizimin e pacientit në Klinikën Infektive, e konfirmuan edhe nga Klinika Infektive.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku foli edhe për gjendjen shëndetësore të këtij të fundit.

Megjithatë Sadiku refuzoi të japë informacione më të hollësishme për sa i përket gjinisë së pacientit, moshës apo qytetit prej nga vjen.

Mirëpo përgjigja e Sadikut, la për të nënkuptuar se pacientja është e gjinisë femërore.

Rastin e parë në Kosovë me variantin afrikan e kanë konfirmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Këta të fundit thanë se janë duke u gjurmuar rastet e kontaktit të pacientit.

Përhapja e variantit afrikan është mjaft e shpejtë, e kjo gjë po e dallon atë nga variantet tjera.

Megjithatë imunizimi i qytetarëve me vaksina, sipas ekspertëve i mbron të gjithë edhe nga ky virus.