Kjo është komuna e Kosovës që s’ka asnjë të infektuar me koronavirus

COVID-19

Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, ka njoftuar se në komunën që ai udhëheq nuk ka asnjë rast me koronavirus. Siç është informuar nga IKSHPK, të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.

VIDEO:

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në Facebook, teksa ka apeluar qytetarët për kujdes.

“Sipas IKSHPK, për momentin në Rahovec, nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.

Të kujdesemi bashkë që edhe ditëve në vijim, mos të kemi raste të reja”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas statistikave të publikuara në Ministrinë e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është 832.

Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.