Kjo është surpriza e madhe që mori Donaldi sonte

Donaldi sot ka pranuar një surprizë të bukur.

Elgit Doda sonte ka ardhur surprizë për Donaldin në Big Brother Vip.

VIDEO:

“Më ke mërzitur, më ke bërë të qaj, më ke bërë të qesh, forca, shijoje Big Brotherin” ishin fjalët e Elgitit drejtuar Donaldit.

Elgiti performoi këngën e tij të re “Ku je” e cila Arbana tha se është për Donaldin ndërsa kënga e dytë nuk i referohet atij.

Këngën e dytë ai e kishte dedikim për Monikën me titull “Piloti i zemrës” këngë e krijuar enkas për Monikën pasi ajo e kishtë kërkuar një gjë të tillë nga Elgiti dhe Romeo, pas asaj që ndodhi me pilotin në një nga spektaklet e kaluara.

Elgiti ka krijuar këngën e re vetëm për Monikën, e me shumë ritëm banorët janë argëtuar me këtë performancë e cila është shoqëruar edhe me një parashutë e drejtuar nga një pilot. Kënga padyshim që do kthehet në një hit të momentit.