January 21, 2021

Kjo është vatra e re e COVID-19

Pavarësisht që në kohë janë ndërmarrë të gjitha masat në luftën kundër covid-19 , Peruja është një nga vendet që është goditur më së shumti nga kjo pandemi. Shkaku kryesor i kësaj situate është varfëria, raporton CNN.

Sot Peruja ka më shumë se 123 mijë raste të konfirmuara më infeksion të coronavirusit, dhe mbi 3.600 tjerë që kanë humbur jetën. Në mesin e vendeve të Amerikës Latine, Peruja gjendet në vendin e dytë për nga numri i të vdekurve nga COVID-19, menjëherë pas Brazilit.

VIDEO:

Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 85 për qind të respiratorëve në Peru janë duke u përdorur, kurse ekspertët shëndetësorë thonë se janë në prag të katastrofës dhe se sektori i shëndetësisë nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet krizës së shkaktuar nga pandemia.

Mjeku peruan Elmer Huerta ka deklaruar për CNN, se një nga shkaqet e një situate të tillë është varfëria e madh dhe mos barazia sociale në këtë vend. Shumë njerëz në Peru nuk kanë zgjedhje dhe detyrohen të dalin jashtë për të punuar, duke kërkuar ushqim apo para.

Pëlqejeni faqen tonë në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *