Klea Huta rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re, vjen me “Dikë si ti”

Artistja shqiptare, Klea Huta, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ditën e sotme (e enjte) ka prezantuar këngën e re të titulluar “Dikë si ti”.

Projekti po ashtu është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive.

VIDEO:

Klea Huta (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me partnerin e saj, kompozitorin Elgit Doda, teksa ky i fundit ka bërë edhe producimin.

Të gjitha lajmet nga Klea Huta Të gjitha lajmet nga Klea Huta

Miksimi dhe masterimi i këngës u realizua nga Marenglen Boja.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘Fullmoon production’.

E fundit e publikua nga Huta mban titullin “Bla bla bla”, e lansuar në maj të vitit 2018. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)

The post Klea Huta rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re, vjen me “Dikë si ti” appeared first on Telegrafi.