Klopp: Lëndimi i Henderson nuk dukej i lehtë, nesër do të mësojmë më shumë

Jordan Henderson është lënduar, duke i shtuar shqetësimet te Liverpooli, ndërsa këtë e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

Mesfushori Henderson pasi fitoi një top nga Abdoulaye Doucoure, ra menjëherë në tokë nga dhimbja që ndjeu.

Ai fillimisht mori trajtim dhe u përpoq të luante, por u zëvendësua pak më vonë nga Nat Phillips.

VIDEO:

Kur u pyet nga “Sky Sports”, trajneri Klopp ka thënë se Henderson, nuk dukej mirë.

“Muskuli te rajoni i aduktorit, kështu që nuk është mirë. Ne nuk e dimë saktësisht, është rajoni i ijëve, i aduktorit, pjesën tjetër do ta dimë nesër”, ka thënë trajneri.

 

Lojtari në ditët në vijim do të bëjë kontrollet e duhura mjekësore. /Telegrafi/

The post Klopp: Lëndimi i Henderson nuk dukej i lehtë, nesër do të mësojmë më shumë appeared first on Telegrafi.