Klubet e Ligës Premier që u larguan nga projekti i Superligës Evropiane pajtohen të paguajnë afro 25 milionë euro gjobë

Arsenali, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham raportohet se kanë pranuar që të gjobiten për shkak të tentimit për të themeluar Superligën Evropiane.

Lojtarët dhe tifozët njëzëri kundërshtuan themelimin e garës së re, duke bërë që nga 12 klubet themeluese, nëntë prej tyre të tërhiqen brenda 48 orësh nga njoftimi zyrtar.

Pritet verdikti përfundimtar i UEFA-s për Superligën Evropiane Pritet verdikti përfundimtar i UEFA-s për Superligën Evropiane

VIDEO:

Mbrapa projektit ende qëndrojnë Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, ndërsa klubet e Ligës Premier thuhet se kanë pranuar secila nga afro 25 milionë euro gjobë.

Ata janë paralajmëruar se nëse në të ardhmen së paku dalin me një qëndrim për mbështetje të Superligës Evropiane, do të ndëshkohen automatikisht me heqje prej 30 pikësh në ligë.

Ministria e Drejtësisë në Zvicër informon FIFA-n dhe UEFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë klubet nga Superliga Evropiane Ministria e Drejtësisë në Zvicër informon FIFA-n dhe UEFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë klubet nga Superliga Evropiane

UEFA pritet që sot (e mërkure) të marrë vendim edhe për tre klubet e mbetura në Superligë, e që mund të ndodhë edhe përjashtimi i tyre nga Liga e Kampionëve për edicionin 2021/22 dhe 2022/23.

Ende nuk është e konfirmuar nëse do të jetë një ndëshkim kaq i rëndë për Los Blancos, Blaugranasit dhe Zonjën e Vjetër, mirëpo paralajmërohet se një gjë e tillë do të ndodhë. /Telegrafi/

The post Klubet e Ligës Premier që u larguan nga projekti i Superligës Evropiane pajtohen të paguajnë afro 25 milionë euro gjobë appeared first on Telegrafi.