Kluivert kalon te Nice në Ligue 1

Roma zyrtarisht ka dërguar në huazim sulmuesin, Justin Kluivert te skuadra franceze Nice.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e tij për një milion euro me mundësi blerje përfundimtare për 14 milion euro.

VIDEO:

Holandezi edicionin e kaluar kishte qenë i huazuar te skuadra gjermane, RB Leipzig, por ata nuk shfrytëzuan mundësinë për të blerë lojtarin në marrëveshje të përhershme.

Tani “Giallorosët” shpresojnë se adi do t’i bind francezët mjaftueshëm gjatë periudhës sa është në huazim te skuadra e tyre.

Kluivert ka kontratë me Romën deri në qershorin e viti 2023, por skuadra italiane ka një klauzolë që e lejon lojtarin ta zgjasë kontratën edhe për një vit në raste se përvoja e tij në Francë nuk arrin të fitoj një transferim të përhershëm./Insajderi.com