Koeman komenton lajmet që e lidhin Haalandin me Barcelonën

Edhe pse nuk është hapur ende afati kalimtar i transferimeve, klubet po tentojnë të transferojnë lojtarët më të mirë në Evropë dhe më larg.

Barcelona thuhet se është duke punuar në transferimin e Erling Haalandit, mirëpo Ronald Koeman ka thyer heshtjen në lidhje me këtë.

Holandezi ka thënë se ai është në pritje të presidentit të ri dhe të ulen më pas për t’i diskutuar çështjet e transferimeve.

VIDEO:

“Unë kam idetë e mia për të ardhmen e klubit”, ka thënë Koeman.

“Por, më duhet të pres dhe të shoh kush është presidenti i ri që të ulem me të dhe të flasim për të ardhmen”.

Është një veprim i mençur nga holandezi, veçanërisht nëse ai mban mbështetjen e bordit të ri.

Ende nuk është e qartë nëse Barcelona do të futet në garë për norvegjezin apo do të shikojë opsione të tjera. /Telegrafi/

The post Koeman komenton lajmet që e lidhin Haalandin me Barcelonën appeared first on Telegrafi.