Koha kur takohen sot Kurti dhe Vuçiq

Takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

VIDEO:

Takimi nis nga ora 14:00 e pasdites. Në këtë takim delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas me njëra-tjetrën, transmeton Gazeta Express.

Mediumi serb, Tanjug duke iu referuar disa burimeve diplomatike raportoi se bisedimet janë planifikuar të përfundojnë në orën 18:00 të pasdites.

“Ky takim do të përqëndrohet në përparimin e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, tha të premten zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.