Koke: E dinim që nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës, ishte shumë e rëndësishme të fitonim

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Koke ka folur pas fitores ndaj Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Spanja fitoi në shtëpi takimin ndaj Dardanëve duke mbyllur fazën e parë të ndeshjeve kualifikuese me shtatë pikë dhe në vendin e parë në Grupin B.

Triumfi ndaj Kosovës i ka bërë të lumtur spanjollët dhe njëri nga ta është mesfushori qendror, Koke.

Luis Enrique: Më pëlqeu mënyra si luajti Kosova, nuk dua të flas për politikë Luis Enrique: Më pëlqeu mënyra si luajti Kosova, nuk dua të flas për politikë

VIDEO:

“Ne e dinim që asnjë lojë nuk është e lehtë. Pritjet janë shumë të mëdha pas Gjermanisë, por të gjithë duan të shkojnë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Koke pas ndeshjes.

“Nuk ka asnjë skuadër që po fiton lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të fitosh sot”.

Ramos pas ndeshjes: E rëndësishme ishte fitorja ndaj Kosovës Ramos pas ndeshjes: E rëndësishme ishte fitorja ndaj Kosovës

“Ne patëm një lojë të shkëlqyeshme. Kemi qenë të detyruar kur kemi kërkuar golin”.

“Nuk është e lehtë të shënosh tre gola, pavarësisht rivalit që ke. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ka shumë hapësirë ​​për përmirësim”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

The post Koke: E dinim që nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës, ishte shumë e rëndësishme të fitonim appeared first on Telegrafi.