Komandanti i FSK-së raporton sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, do të raportojë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes këtë të mërkurë.

VIDEO:

Ky komision do të fillojë të mblidhet nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës në sallën N302.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e komisionit e mbajtur me datë 25.05.2021;
  3. Raportimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama;
  4. Shqyrtimi i raportit të panelit përzgjedhës, për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
  5. Të ndryshme.