Kombinimet e bukura mes Messi, Neymar dhe Mbappe sjellin golin e parë të PSG-së

Pas pjesës së parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë erdhi edhe goli në ndeshjen Manchester City – PSG.

Në aksion shumë i bukur që nisi nga këmbët e Lionel Messit.

VIDEO:

Argjentinasi mori një top në gjysmën e fushës së tij, pasoi me Neymar disa herë, i cili ia kthye argjentinasit, e ku ky i fundit e futi topin në zonë te Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Në pjesë e parë ishin anglezët që rrezikuan ku goditën edhe shtyllën me Ilkay Gundogan.

Skuadra e Guardiolas është pa Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Jack Grealish në këtë ndeshje. /Telegrafi/

The post Kombinimet e bukura mes Messi, Neymar dhe Mbappe sjellin golin e parë të PSG-së appeared first on Telegrafi.