Komenti racist në prapavijë e prishi gjestin e bukur të Mourinhos, Afena-Gyan sqaron gjithçka

Felix Afena-Gyan dhe Jose Mourinho janë xhiruar në momentin kur trajneri ia dhuronte këpucët që ia kishte blerë, mirëpo në prapavijë është dëgjuar një koment racist që e ka prishur momentin e bukur.

Trajneri i Romës ia kishte premtuar këpucët në vlerë 800 euro sulmuesit të ri nëse do të shënonte ndaj Genoas dhe ai e bëri këtë – madje dy herë, ndërsa strategu portugez e mbajti premtimin.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar. Falënderues për trajnerin Jose Mourinho”, ka shkruar 18-vjeçari në Twitter.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Mirëpo, zëri në prapavijë e ka prishur këtë moment, pasi i është drejtuar ganezit me fjalët: “Ka banane brenda”.

Mourinho mban premtimin dhe blen këpucë në vlerë prej 800 eurosh për Afena-Gyan Mourinho mban premtimin dhe blen këpucë në vlerë prej 800 eurosh për Afena-Gyan

Menjëherë ka ardhur reagimi i Afena-Gyan në rrjetet sociale duke thënë se nuk është ofenduar dhe se ky pohim nuk ka pasur qëllim racist.

“Dua t’ju siguroj të gjithëve se në asnjë mënyrë nuk jam ofenduar nga komenti në prapavijë të videos dhe besoj vërtet se nuk ka pasur qëllim racist”.

“Që nga dita e parë kur kam ardhur në klub, jam mirëpritur në familje nga të gjithë, të cilët kanë bërë shaka me mua, ashtu siç bëjnë me të gjithë anëtarët e familjes”.

“Meqenëse më shohin se unë i ha shumë bananet, kjo është bërë diçka për të cilën bëjmë shaka nganjëherë – dhe unë besoj se komenti ishte një tjetër shembull për këtë”, ka sqaruar lojtari. /Telegrafi/

The post Komenti racist në prapavijë e prishi gjestin e bukur të Mourinhos, Afena-Gyan sqaron gjithçka appeared first on Telegrafi.