Komiteti teknik shkencor pranë FIGC: Eriksen nuk mund të luajë në Serie A pa e larguar defibrilatorin

Christian Eriksen nuk do të lejohet të luajë për Interin në Serie A nëse nuk ka hequr defibrilatorin, paralajmëron një anëtar i komitetit mjekësor të Federatës Italiane.

CTS (komiteti teknik shkencor) i FIGC është përqendruar kryesisht në përgjigjen pandemike në vitet e fundit, por gjithashtu është i detyruar të marrë në konsideratë statusin e mesfushorit të Interit, Christian Eriksen.

Zemra e lojtarit u ndal gjatë ndeshjes së Danimarkës në EURO 2020 kundër Finlandës dhe ai bëri një operacion disa ditë më vonë për të vendosur një defibrilator të vogël, në rast të parregullsive të mëtejshme kardiake.

VIDEO:

“Christian Eriksen nuk mund t’i jepet e drejta të luaj në Itali”.

“Nëse lojtari ka hequr defibrillator, atëherë ai mund të kthehet për të luajtur për Interin”, ka thënë Francesco Braconaro në Radio Kiss Kiss.

Daley Blind ka një defibrillator të ngjashëm dhe mund të luajë për Holandën dhe Ajaxin, por nuk do të mund të luante në Serie A.

Nëse Eriksen dëshiron të rifillojë karrierën, nuk mund ta bëjë te Interi në rrethanat aktuale.

Ekzistojnë rregulla shumë të rrepta në Itali se kush lejohet të jetë një sportist profesionist, me testet e kryera nga Federata dhe jo nga klubet.

Pavarësisht nga këto kontrolle, megjithatë ka pasur vdekje në këtë sport nga çështje kardiake.

Mesfushori i Livornos, Piermario Morosini u rrëzua dhe vdiq gjatë një ndeshje të Serie B në prill 2012, në moshën 25 vjeç.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori vdiq në gjumë në mars 2018, në moshën 31 vjeçare. /Telegrafi/

The post Komiteti teknik shkencor pranë FIGC: Eriksen nuk mund të luajë në Serie A pa e larguar defibrilatorin appeared first on Telegrafi.