Konfirmohen spekulimet për lidhjen e tyre, Kanye West dhe Irina Shayk fotografohen bashkë

Janë përforcuar thashethemet se Kanye West dhe Irina Shayk janë në një lidhje dashurie.

Pas spekulimeve fillestare, reperi amerikan dhe modelja e famshme janë fotografuar së bashku gjatë pushimeve në Francë.

Vetëm katër prej se Kim Kardashian dorëzoi kërkesën për shkurorëzim nga West, duket se ai tashmë e ka harruar yllin e famshëm televiziv.

VIDEO:

(Foto: BackGrid/DailyMail)

Në fotografitë që i ka publikuar Daily Mail, Kanye dhe Irina janë parë duke shëtitur në një fshat të bukur francez.

Kanye West spekulohet për një lidhje të re dashurie me modelen Irina Shayk pas divorcit nga Kim Kardashian Kanye West spekulohet për një lidhje të re dashurie me modelen Irina Shayk pas divorcit nga Kim Kardashian

(Foto: BackGrid/DailyMail)

Ata janë vendosur në rezidencën e atjeshme luksoze Villa La Coste, që është një vend i admiruar nga artistët dhe personalitetet e njohura.

Thashethemet për lidhjen mes tyre filluan kah fundi i muajit maj, kur thuhej se ata po takohen fshehurazi. Ndërsa fotografitë e reja tregojnë se ata tashmë po dalin edhe publikisht. /Telegrafi/

The post Konfirmohen spekulimet për lidhjen e tyre, Kanye West dhe Irina Shayk fotografohen bashkë appeared first on Telegrafi.