Konjufca: Gjykatat tona t’i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Kreu i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te memoriali kushtuar 41 të rënëve në masakrën e Burimit, në Malishevë.

VIDEO:

Përkujtimin dhe nderimin e të rënëve në Burim, Konjufca e ka cilësuar si obligim institucional.

“Jemi këtu, gjallë e bashkë, sepse dikush e ka derdhë gjakun. Ata janë rreth 14.000 qytetarë të Kosovës, të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti okupator serb. Po ashtu janë edhe 2500 dëshmorë të cilët nën uniformë e kanë dhënë jetën për lirinë tonë”, ka theksuar Konjufca.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se familjarët por edhe populli nuk mund të kenë qetësi pa u vendosur drejtësia në vend.

“Është detyrë e jona t`i gjurmojmë, t`i gjejmë, por edhe t`i dënojmë kriminelët. Shteti ynë tashmë i ka të gjitha ligjet e nevojshme,  si dhe mekanizmat për t`i dënu ata që kanë bërë masakra gjithandej nëpër Kosovë. Para dy-tre viteve, siç e dini, e kemi miratur ligjin që iu mundëson gjykatave tona t`i dënojnë kriminelët serbë edhe në mungesë. Duhet të shqiptohen dënime për të gjithë ata që argumentohet se kanë bërë krime në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.