Konjufca pranon letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico

Në vazhdën e urimeve nga homologë e drejtues të tjerë të lartë të shteteve të ndryshme, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pranuar një letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.

“I nderuar kryetar,

VIDEO:

Duke ju përgëzuar për zgjedhjen Tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh në emrin tim personal dhe në emër të Dhomës së Deputetëve të Italisë, urimet e mia më të mira për kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.

Jam i sigurt që së bashku do të kemi mundësi të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy kuvendeve tona, duke promovuar dialogun në mes parlamenteve që është përcaktues në përgjigjen ndaj sfidave dhe vështirësive, me të cilat përballen qytetarët tanë.

Duke ju shprehur urimet e mia më të përzemërta për ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga ju, për një punë të frytshme, pranoni konsideratën më të lartë“, thuhet në urimin e kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.​ /Telegrafi/

The post Konjufca pranon letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico appeared first on Telegrafi.