Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Të nderuar kabinet qeveritar, që pritet të vini në çdo moment

seanca

Ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, derisa, në sallë janë parë një numër i vogël i deputetëve.

VIDEO:

Pas thirrjeve për deputetët që të vinin në sallë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë.

Deklarata e tij madje ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.

“Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Në Kuvend pos numrit të vogël të deputetëve, nuk janë parë as ministrat.

Në seancën e sotme pritet që për dialogun të raportojë kryeministri, Albin Kurt