Kontrabandë me kafshë në Viti, një i dyshuar sulmon policët

Viti

Policia ka njoftuar për dy raste të kontrabandës me kafshë në Viti, transmeton Ballkani.info

VIDEO:

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Buzovik e tjetri në fshatin Sllatinë e Epërme. Në Buzovik janë sulmuar zyrtarët policor nga një i dyshuar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR= Fsh. Buzovik,Viti, 30.03.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti po transportonte kafshë pa dokumente dhe gjatë kontrollit i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

“KONTRABANDIM ME KAFSHË- Fsh. Sllatin e Epërme, Viti, 30.03.2021-17:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili po drejtonte kamionin me të cilin po transportonte tri kafshë pa dokumente përcjellëse . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë për rastin në Sllatinë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera.