Kontrabandë në rajonin e Vitisë, konfiskohet mish peshku në vlerë mbi 12 mijë euro

Gjatë ditës së sotme njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës thuhet se njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

VIDEO:

“Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12,000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku. Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje. Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

The post Kontrabandë në rajonin e Vitisë, konfiskohet mish peshku në vlerë mbi 12 mijë euro appeared first on Telegrafi.